Kryeministri i Malit të Zi: “Nuk do ta kisha njohur Kosovën – nëse tani e tërheqim vendimin, bie Qeveria!”


Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq ka folur për mediumin serb, “Blic” në lidhje me Kosovën dhe se si shihet ajo në shtetin që ai udhëheq.

Krivokapiq tha se “për një pjesë të popullsisë, [Kosova] është çështje emocionale dhe ata e konsiderojnë atë si pjesë të patjetërsueshme rë Serbisë”.

Ai befasoi duke theksuar se po të ishte kryeministër i Malit të Zi para se ky shtet ta njihte Kosovën si shtet të pavarur, ai nuk do ta kishte bërë kurrë këtë gjë, transmeton Gazeta Express.

“Nëse do të isha kryeministër i Malit të Zi në një situatë kur Mali i Zi ende nuk e ka njohur Kosovën, unë kurrë nuk do të isha dakord që ajo të ndodhte. Por gjithçka ka mbaruar para se të vij në qeveri dhe para kësaj qeverie”, deklaroi Krivokapiq. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU