KRYEMINISTRI HOTI I SANDVIÇEVE, JA SA BANESA POSEDON

Çdo ditë të punës duket që ushqehet njëjtë. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ditëve të fundit është përfolur për ushqimin që konsumon, respektivisht sendwichët me bukë të zezë. Shefi i Qeverisë duket që drekën e merr me vetë nga shtëpia çdo ditë. Këtë e ka zbuluar zëvendësi i tij, Driton Selmanaj. E me të dal ky informacion ka nisur edhe kreativiteti nga përdoruesit e rrjeteve sociale për drekën e kryeministrit. Në faqe të ndryshme në facebook u ironizua me senduiçat e të parit të ekzekutivit.

Humori i tillë për kryeministrit u bë edhe nga fytyra publike të vendit. E në gjest që ra në qendër të vëmendjes ishte edhe udhëtimi me autobus për në Tiranë atje ku ndodhi takimi i dy qeverive shqiptare. Krejt këto veprime të kryeministrit ekspertët e marrëdhënieve me publikun nuk po i shohin të duhura. Madje sipas tyre, këto nuk i ndihmojnë atij në paraqitjen para qytetarëve. Sipas saj, Jeta Berishës kryeministrit i duhet ende punë në këtë aspekt. Por edhe pse nuk i shfrytëzon lokalet në kryeqytet për të ngrënë drekë por e merre me veti kryeministri nuk duket ti ketë punët keq me para.

Në deklarimin e tij të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion figuron që kryeministri ka hiç më pak se 3 banesa në vlerë prej 233 mijë eurove. Po ashtu shefi i qeverisë bashkë me gruan e dy fëmijët ka kursime në vlerë prej 7 mijë eurove e një kredi rreth 20 mijë euro. Paga e tij sillet rreth shumës prej 1 mijë e 500 eurove.