Konjufca: Hoti e ka një shansë të shkëlqyeshëm t’i ndihmojë Kosovës

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, tha se 6 tetori i vitit të kaluar solli një revolucion demokratik në Kosovë, por se ky vullnet qytetar që çoi në opozitë partitë e pozitës deri atëherë u shkel kur u formua Qeveria e Avdullah Hotit. Por, sipas tij kjo shkelje përfundon nëse Hoti do të ndërmerrte një veprim, njofton Klan Kosova. JU FTOJM TE SHT YPNI VID EON ME POS HT

“Avdullah Hoti e ka një shansë të shkëlqyeshme t’i ndihmojë Kosovës, të jep dorëheqje dhe t’ia lëshojë vendin vullnetit të lirë të qytetarëve sepse nuk mundet me u vjedhë dhe s’mund të ndërtosh një qeveri që s’e kanë votuar qytetarët”. “Populli i Kosovës përmes votës së lirë i vendosi partitë e PAN-it në pozitat 3, 4 dhe 6 dhe i zhvendosi totalisht jashtë peshës së vërtetë politike. Ndryshimet ndodhën përmes zgjedhjes së Qeverisë Kurti, por menjëherë erdhën në shprehje interesat e përbashkëta të PAN-it me LDK-në dhe erdhi në krye të Kosovës duke shkelë dhe devijuar vullnetin e popullit një qeverisje me në krye Avdullah Hotin pa kurrfarë legjitimiteti”.

Konjnufca në një konferencë për media tha se kjo Qeveri s’pati asnjë plan serioz të ballafaqimit me COVID-19. “Kjo është një qeveri që i është qasur pandemisë me ‘do të kemi të sëmurë derisa të fillojnë numrat vetvetiu të bien derisa të ngopen’.Kjo është arsyeja pse kemi pasë numrin e madh të të infektuarve dhe të vdekurve”.JU FTOJM TE SHT YPNI VID EON ME POS HT

Ndërkaq, Albulena Haxhiu e quajti skandal emërimin e këshilltarit politik të pasardhësit të saj Selim Selimi, Enis Qerka, i cili ishte zënë me drogë. “Selimi është dashtë me dhënë dorëheqje dhe jo vetëm pas opinionit publik të shkarkojë këshilltarin e tij. Nuk di çka tjetër duhet me ndodhë në Kosovë. Ministri ka shumë skandale tjera. Po e mbush ministrinë me militantë partiakë. Sa u nis të këndellet ministria dhe e gjitha qeveria nën qeverisjen e Kurtit u bënë shumë hapa prapa në kuptimin negativ”.