Kjo është lutja e Profetit (alejhi selam) kur dilte nga shtëpia


Transmetohet nga nëna e besimtarëve Ummu Seleme radijAllahu anha se ka thënë: Sa herë që Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dilte nga shtëpia, çonte shikimin lart në qiell dhe thoshte: “Allahumme (inni) eudhu bike en edil-le eu udal-le ue ezil-le eu uzel-le eu edhlime eu udhleme eu exh-hele eu juxh-hele alejhi

O Allah, (unë) kërkoj mbrojtjen Tënde që mos të humb (devijoj) dhe askush të mos më shpjer në humbje, të mos gaboj dhe që askush të mos më shpjer në gabim, të mos i bëj ndokujt padrejtësi dhe askush mos të më bëj padrejtësi mua dhe të mos sillem keq ndaj ndokujt dhe askush të mos sillet keq me mua.”