Këto janë Vendet e reja Europiane që janë futur në Listën e Kuqe të Levizjes

Danimarka ka regjistruar numrin më të lartë të rasteve të reja në katër muaj. Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka shtuar katër vende të tjera në listën e saj të kuqe në hartën e koronavirusit, që do të thotë se ato shtete kanë kaluar pragun e 120 infeksioneve për 100 mijë banorë në dy javët e fundit.

Holanda, Islanda, Danimarka dhe Hungaria u shtuan në këtë listë, transmeton Monitor. Holanda ka regjistruar 2,921 raste të reja në 24 orët e fundit. Vendi prezantoi një seri masash shtesë për të luftuar një valë të dytë, duke përfshirë mbylljen e të gjitha bareve dhe restoranteve në 10:00 të mbrëmjes

Islanda raportoi mbi 80 të infektuar gjatë fundjavës sipas ECDC, por duke pasur parasysh popullsinë e vogël të vendit edhe rritja më e vogël e rasteve mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në shkallën e infeksionit.

Danimarka ka regjistruar numrin më të lartë të rasteve të reja në katër muaj.