Jevtiq: Albin, Ti je ma i zi se Sllobodan Millosheviqi


Dalibor Jevtiq në Rubikon të KTV-së ka krahasuar politikat e Sllobodan Millosheviqit me ato që sot, sipas tij, po tenton t’i bëjë Albin Kurti, duke zgjedhur se me këtë flasë e me kë jo për bashkëpunim në qeverinë e ardhshme të Republikës së Kosovës. Ai ka tërhequr vërejtjen se nuk do të lejojnë mosrespekt. Hvp markvtingun 5 sekvnda dhe shfvqen Pvmjet EkskIvzive

“Nëse dikush nuk na do në institucione, nëse vazhdimisht refuzon t’i pranojë serbët në mënyrë të barabartë, atëherë ne duhet të sjellim vendime ku shumë qartë do të themi se nuk do të lejojmë këtë mosrespekt. Kjo nënkupton që në përputhje me vendimet që do t’i sjellim në atë moment, do të vendosim edhe për pjesëmarrjen tonë në institucione dhe do të vendosim që duhet të tregojmë se refuzojmë të jemi vetëm të pranishëm sa për përqindje e kuota.

E dini, MiIIosheviqi ka bërë gabime të mëdha e katastrofale në raport me shqiptarët në të shkuarën. Nuk guxon askush nga liderët shqiptarë të vijë në situatë e të thotë ‘këta serbë më pëlqejnë e këta jo’. Lejoni që ata vetë, qytetarët vetë, të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe mos u përzieni në këtë. Mos lejoni që si MiIIosheviqi, ku në Gjakovë jetonin mbi 95% shqiptarë, të jetë kryetari i komunës serb, si në kohën e tij”, tha ai. Hvp markvtingun 5 sekvnda dhe shfvqen Pvmjet EkskIvzive