“Ismail këtu e keni bajonetën austriake” / Ja si ministri austriak i ndihmoi Ismail Qemalit që ta shpallte pavarsinë e Shqipërisë


Në takimin e ministrit të Jashtëm të Perandorisë Austro – Hungareze, Konti Leopold Bertholdi me Ismail Qemalin në Vjenë, në prag të Pavarësisë së Shqipërisë.

Konti Berthold i parashtroi Ismail Kemal Beut që të dilte sa më parë në Shqipni për të shpallë pamvarsinë. Ismaili iu përgjigj: “Mirë se flamurin e kam, por nuk kam shtizë ku ta naltoj, dhe flamurin pa shtizë e merr çdo erë që fryn”. Atëherë Konti Berthold iu përgjigj: ”Për shtizë të këtij flamuri keni bajonetën austriake.”