Ish-kryeshefi i inteligjencës gjermane: Ky shtet është pranë dominimit të botës, keni kujdes


Kina është pranë dominimit të botës dhe Europa duhet të zgjohet përballë këtij rreizku, tha për “The Times” ish-kreu i Agjencisë së Shërbimit Inteligjent të Gjermanisë. Gerhard Schindler, i cili drejtoi agjencinë e quajtur BND (Bundesnachrichtendienst) në periudhën 2011-2016, tha se Gjermania duhet të pakësojë “varësinë strategjike” nga Pekini dhe të përjashtojë kompaninë kineze Huawei nga rrjeti i saj 5G. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Shtetet e Bashkuara kanë bërë disa herë thirrje ndaj partnerëve europianë që të marrin masa ndaj teknologjive kineze, por Gjermania nuk ka vepruar deri tani. Por 68-vjeçari thotë se Huawei mund të krijojë një akses alternativ te rrjeti 5G në Gjermani, për të cilin vetë gjermanët nuk do të kishin asnjë informacion. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive