Ish-kryeministri turk: “U thamë ambasadorëve të Turqisë se, nëpër botë ju jeni edhe ambasadorë të Kosovës!”

Reagimet nga Turqia rreth hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem nuk kanë të ndaluar. Pas Ministrisë së Jashtme turke, ka reaguar edhe ish-kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, që tash drejton partinë opozitare “Gelecek Partisi”. Por gjatë fjalimit të tij në një kongres të partisë në Fatih të Stambollit, Davutoglu ka treguar kontributin që Turqia, sa ky ishte Kryeministër e ministër i Punëve të Jashtme, ka bërë për Kosovën.

Tutje Davutoglu ka ndarë një histori interesante rreth Kosovës me simpatizantët e tij. Kundërshtari i Erdogan ka treguar se çfarë u kishte thënë ambasadorëve të Turqisë nëpër botë për Kosovën.

“Të gjithë ambasadorëve tanë nëpër botë ju dërguam udhëzime se aty ku Kosova nuk njihet apo s’ka ambasadë të saj, ju jeni ambasadorë të Kosovës”, ka thënë Davutoglu, shkruan Reporteri.net. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU