Hoxha nga Kosova, Shefqet Krasniqi: “Trump është boss i botës, u’a tha në sy liderëve se Kosova është vend mysliman”


Hoxhë Shefqet Krasniqi në emisionin “Personale” ka folur edhe për zhvillimet në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë. Krasniqi thotë se Trumpi e tha të vërteten kur deklaroi se Kosova është vend mysliman. “Deklarata e Trumpit i la këta liderët tonë me gojë hapur… Këtyre nuk iu ka pëlqyer ajo që ka thënë Trump-i se Kosova është vend mysliman. Por kur e ka thënë baba

Trump, sepse Baba Trump është boss i dynjasë, këta tonët nuk kanë guxuar të ia luajnë fjalën”, tha ai, Hoxha thotë se edhe në vitin e kaluar raporti i Departamentit të Shtetit i SHBA-së e ka thënë se në Kosovë jetojnë 95% myslimanë. “Edhe Bushi e ka thënë se ne i kemi ndihmuar Kosovës që është një vend islam si Kosova nga një vend ortodoks. Edhe arabëve ua ka thënë se nuk jam kundër islamit pasi kam çliruar një vend mysliman si Kosova”.. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive