Hoti me kabinetin e tij kan shkuar në Tiranë me autobus

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se për pak do të takohet me homologun e tij nga Shqipëria, Edi Rama, jane takuar nga ora 11:30, njofton Klan Kosova.

“Bashkë me kabinetin rrugës për Shqipëri. Për pak takohemi me kolegët tanë nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.

Ndryshe, sot janë tri marrëveshje më të mëdha që pritet të nënshkruhen. E para është dogana në Durrës [për Kosovën], linja hekurudhore dhe hidrocentrali për Kosovën që do të ndërtohet në Republikën e Shqipërisë.

Të dyja vendet kanë nënshkruar disa marrëveshje ndër vite me njëra tjetrën, por qe janë karakterizuar me moszbatim.