Historiani serb tonditë Serbinë: Shqiptarët janë populli më i vjetër në Ballkan, ne jemi ardhacakë


“Sllovenët e vjetër në Gadishullin e Ballkanit, u mirëpritën nga ilirët vendas të cilët më vonë janë shpërndarë në disa fise, prej të cilëve mbijetoi një prej tyre, e që në shekullin e 20-të popujt e Evropës Perëndimore i quajtën shqiptarë”, kështu shkruan në librin e tij për nxënësit e klasës së gjashtë të shkollave fillore, historiani serb Rade Mihalçiq, me çka ai pohon se shqiptarët janë populli më i vjetër i Gadishullit Ballkanik, shkruajnë mediat serbe.

Në libër, konkretisht tek mësimi “Jugu i Sllovenisë dhe paraardhësit”, ndër të tjera, thuhet:“Shqiptarët e vjetër kanë prejardhje nga Ilirët, të romanizuar në një masë të vogël dhe ata janë të vetmit që ruanin gjuhën, zakonet dhe karakteristikat e tjera etnike, me të cilët sllovenët, grekët dhe popujt e tjerë u përzien”, thuhet ndër të tjera në librin e përmendur duke shtuar se “pas be tejës së Maricës dhe asaj të Kosovës, turqit vazhduan pus htimet dhe me kalimin e kohës krëcënuan zonat shqiptare”, pohon autori Mihaljçiq, libri i të cilit ngjalli shumë polemika në Serbi, e madje u ndalua edhe në shkollat serbe.