Historiani romak: Ilirët ishin të pathyeshëm


Ilirët ishin të pathyeshëm në sajë të pozitës të vendeve dhe të maleve të natyrës së tyre të egër dhe të zotësisë së çuditshme që kishin për të Iuftuar. – Valer Paterkuli

Populli trim ilir ndër shekuj është shquar për efikasitetin e tij në Iuftë. Një trimëri e tillë e shoqëruar me aftësi të shkëlqyera Iuftarake pasqyrohen edhe tek shqiptarët si pasardhësit e denjë të tyre në çdo episod të historisë ku pikërisht ne, shqiptarët, luftuam për qëllime të larta fisnike. Një nga të parët që vlerësoi pathyshmërinë e ilirëve ish historiani romak Valer Patekuli (19 pr.K-31 ps.K), i lindur në Kapua.

Shërbeu për një kohë të gjatë në ushrti dhe më pas u zgjodh senator. Mori pjesë në ekspeditat ushtarake të komanduara nga Tiberi. Shkroi veprën “Historia Romana” (Historia e Romës) në dy libra, ku përshkruan gjithë historinë e Romës deri në vitet 30. Libri i parë trajton shkurtimisht historinë e Romës që nga krijimi i saj deri tek shkat.ërrimi i Kartagjenës dhe i Korinthit, ndërsa te libri i dytë përshkruhet gjërësisht historia e Romës deri në vitin 30 të e.r. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Në veprën e tij gjejmë të dhënë mbi Iuftën e ilirëve të Veriut kundër pushtimit romak dhe sidomos për kruengritjen e madhe në Iliri në vitet 6-9 ps.K lidhur me këtë kryengritje nënvizion: “Ilirët ishin të pathyeshëm në sajë të pozitës të vendeve dhe të maleve të natyrës së tyre të egër dhe të zotësisë së çuditshme që kishin për të Iuftuar.”

U shpall mobilizimi i nga të gjitha anët u thirrën edhe veteranët. Burra e gra, sipas pasurisë u detyruan të jepnin ushtraë nga skIIevërit që kishin lëruar. Në senat u dëgjua zëri i prijësit (Oktavian Augusti). “Në dhjetë ditë, tha ai, po të mos merren mas mbrojtëse, armiku mund të hyjë brenda në Romë”…

Në verën e ardhshme e gjithë Paionia kërkoi paqe dhe Iufta u përqundrua në Dalmati. U pa atëherë kjo shumicë e madhe ushtarësh krenarë, që më parë kër.cënonte Italinë, duke çuar në breg të lumit Batin amrët, me të cilët Iuftoi kundër nesh, duke rënë në këmbët e komandantit tonë; nga dy udhëheqësit kryesorë Batua dhe Pini, njëri u kap, tjetri u dorëzua.

Me kthimin e tij në Romë, Tiberi festoi triumfin mbi paionët dhe dalmatët, nderin që e meritonte që më parë, por që ekspeditat e pandërprera e kishin penguar… Tiberi shkoi në Iliri për të rregulluar provincat që kishte pushtuar.