Greqia ftohet që ta ndjekë shembullin e Izraelit – ta njohë pavarësinë e Kosovës!


Këshilltari i kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti për Politikën e Jashtme, Alush Gashi ka ftuar Greqinë që ta njohë pavarësinë e Kosovës, raporton Gazeta Express.

Gashi ka shkruar se pret që Greqia të vendosë marrëdhëniet diplomatike me Kosovën.

“Ne si Kosovë ftojmë për bashkëpunim të ngushtë Greqinë. Specifikisht ne ftojmë Republikën Helenike të Greqisë që formalisht ta njoh Kosovën dhe të vendosë marrëdhënie diplomatike. Ne shpresojmë që liderët grekë të kenë mençurinë të lëvizin përpara”, ka shkruar Gashi. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU