Gjyqtari i seancës tallet me ngjyrat e Emblemës së UÇK’së: Thotë se avokati i Thaçit mund të vishej Kuq e Zi


David Hooper, avokati britanik i ish-presidentit Hashim Thaçi ka pyetur Dhomat e Specializuara rreth pretendimeve për vjedhjen e organeve dhe “Shtëpinë e Verdhë”, për të cilat edhe ishte formuar ky institucion. Hooper ka thënë se kjo Gjykatë është e Kosovës, por nuk ka asnjë emblem të Kosovës, duke thënë shpjeguar se është njollë për vendin.

“Ku janë aktakuzat për vjedhjen e organeve, dhe atë Shtëpinë e Verdhë, sepse kjo ishte akuza apo pretendimi, ku janë këto pretendimi sepse ishin shumë të rëndësishme në lidhje me lindjen e kësaj gjykate, nën pretendimet e raportit të Dick Martit. Kjo është njollë për Kosovën, unë e them Gjykatë e Kosovës, por nuk ka asnjë emblemë të Kosovës.”, ka thënë ai. Ndryshe, në fillim të seancës kryetari ka lexuar të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj ish-udhëheqësit politik të UÇK’së.

“Përndjekje, kr im kundër njerëzimit, burgosje kr im kundër njerëzimit, ndalim arbitrat kr im lufte, akte të tjera çnjer ëzore kr im kundër njerëzimit, trajtim mizor, tor turë kr im kundër njerëzimit, tor turë kr im lu fte, vrsje, vr asje të pal igjshme, dhe zhdukje me forcë e personave.”, ka thënë ai, përcjell Gazeta Metro.

Sekretari tutje kumtoi për personat që pretendohet të jenë vr arë nga ish-presidentit Thaçi. “Ai dyshohet për vr asje të personave që nuk përkrahen UÇK’në dhe kishin lidhje me persona të Jugosllavisë, duke përfshirë edhe persona që kishin lidhje me LDK’në.”, u tha tutje. Edhe në këtë seancë, UÇK është quajtur “ndërmarrje e përbashkët kr iminale”, në kuadër të së cilës janë kryer kr imet e lartëcekura. Thaçi shkurt në seancë ka thënë se i hedh poshtë të gjitha akuzat kundër tij dhe është deklaruar i pafajshëm.