Gjykata Kushtetuese deklarohet rreth legjitimitetit të votës së Etem Arifit! A do të rrëzohet Qeveria Hoti?


Të mërkurën në medie është raportuar se Gjykata Kushtetuese së shpejti mund ta rrëzoj Qeverinë “Hoti” duke marrë vendim në favor të Lëvizjes Vetëvendosje për ankesën lidhur me kushtetuetshmërinë e pjesëmarrjes dhe të votimit të deputetit Etem Arifi për Qeverinë “Hoti”. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

“Raportimet e djeshme në media përkitazi me këtë rast janë të pasakta dhe nuk qëndrojnë”, thuhet në përgjigjen e gjykatës. Të pyetur se ku ka mbetur kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje për antikushtetuetshmërinë e pjesëmarrjes dhe të votimit të z. Arifi për Qeverinë “Hoti”, nga Gjykata kanë bërë të ditur se lënda është duke u shqyrtuar.

“Gjykata nuk ka marrë ende një vendim lidhur me këtë kërkesë dhe lënda është duke u shqyrtuar”, kanë deklaruar nga Kushtetuesja .Tutje në përgjigjet e Gjykatës, thuhet se po sa të marrin një vendim do ta bëjnë publik dhe do të njoftohen të gjitha palët e përfshira. “Si në çdo rast deri më tani, sapo Gjykata të marrë një vendim, për këtë do të njoftohen me kohë të gjitha palët e përfshira në rast dhe opinioni”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive