Gjuriq: Shqiptarët shumë mirë e dijnë se Serbia s’do ta njohë Kosovën


Serbia në kuadër të normalizimit të raporteve me Kosovën nuk do ta pranojë as në mënyrë të tërthortë dhe as të drejtpërdrejtë pavarësinë e Kosovës, ka deklaruar të mërkurën shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në bisedën me ambasadorin e Izraelit në Serbi, Jahel Vilan.

Duke folur rreth marrëveshjes së nënshkruar në Washington, në fillim të muajit, Gjuriqi ka thënë se pret që Izraeli, në frymën e miqësisë tradicionale “të vazhdojë të ketë respekt për interesat serbe”. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive