Gati për aksivn: Turqia rikthen anijet në Egje

Turqia po rikthen anijet në Egje. Më titullin “Oruç Reis është gati për misionin e ri”, një media turke pro-qeverisë shkruan se anijet e kërkimit i kanë përfunduar kontrollet e fundit dhe janë tashmë në portin e Antalias, gati për aksion.

Gazeta pretendon se Oruç Reis së fundmi ka mblodhur të dhëna sizmike: “Në një zonë detare prej 3,500 kilometrash, si pjesë e aktiviteteve kërkimore që filluan më 10/09/2020” që do të thotë “kërkimet e paligjshme provokuese brenda shelfit kontinental grek,” shkruajnë mediat greke. Sipas sajtit të njohur marinetraffic.com , Oruç Reis mbetet edhe sot e kësaj dite, në zonën e detit jashtë portit të Antalias