Fjalët E Kurtit Për “Hava”: VV-Ja Nuk E Thotë Asnjë Fjalë Se Si Do T’i Mbronte Veteranët Nga Specialja

“PDK nuk i mbron, se e ka hallin e pasurive të veta të paligjshme, LDK nuk i mbron, se asisoj e ka drejtimin politik”. Kësisoj, Lëvizja Vetëvendosje ka nisur flirtin me veteranët e UÇK-së, që sipas Kurtit, është streha e atyre që luftuan.
Në një fjalim të ish-kryeministrit Albin Kurti, në fakt disa fjalimeve të tij, përsëritet se LVV-ja do t’i mbronte veteranët e UÇK’së, po të ishte në Qeveri.

Nuk është e qartë se si do të bëhej kjo mbrojtje e veteranëve, tash kur arrestimet po bëhen me fletarreste të lëshuara nga gjykata, e krijuar me ligj të votuar në Kuvendin e Kosovës.Si do t’i mbronte LVV-ja veteranët nga arrestimet? A i bie se do t’i pengonin fizikisht forcat e policisë së Eulex-it?Zyra për Media e LVV-së, deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, nuk është përgjigjur në pyetjet e Gazetës Express rreth deklaratës së Kurtit për mbrojtjen e veteranëve.