Europianët i kërkojnë llogari Edi Ramës për blerjen e votave


Ditën e sotme gjatë konferencës së përbashkët në Bruksel, Rama iu përgjigj pyetjeve të komisionerëve të jashtëm. Zyrtarët, Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i BE për Politikë të Jashtme dhe Sigurinë dhe Oliver Varhelyi, Komisioneri Europian për Zgjerimin kërkuan që Shqipëria të zbatojë rekomandimet e ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, duke vënë theksin tek a kuzat e shumta për blerje votash në vendin tonë.

Rama u përgjigj duke thënë: Pse kujtoni se nuk heton SPAK? 20 persona janë nën hetim për këtë akuzë.