Enver Hoxha u nxorri qumështin e nënës shqiptarëve nga hundët, po nëna e tij ka qenë edhe më e ligë: Nuk ka pasur femër si ajo!

Gjylo, bashkëshorte e Mulla Halit dhe nëna e “princit” EH, në qeverimin e Mbretit Zog I, ushtronte me mjeshtëri huadhënie “monedha flori metali”,

me kamatë prej 12 për qind. Gjylo një mesogrua, babaxhane siç shihet e në foto, analfabete, me fëmijëri e bashkëshorte në mjedise familjare ku mbretëronte gjysmëmesjeta me zakone e tradicionalizma të mbrapshta, dhe Gjylo Hoxha bënte ferk për kohën, e dua të besoj se nuk kishte të ngjashmen e vet: kreditore me monedha ari të metalta, ama me kamatë të majme. Pa të ngjashmen e vet jo më në Gjorokastër, por shumë më shumë se atje.

S’vihet në dyshim se Gjylo ishte besimtare e thekur e Zotit, si bijë e familjes Çuçi dhe nuse e familjes sëHoxhatëve, që në breza vetëm hoxhë kishte “prodhuar”, si Hysen Hoxha i shkolluar në universitete të njohur në vendet e Lindjes, por edhe bashkëshorti mulla Halil Hoxha, edhe ky i medresuar, ama huadhënia me kamatë dë nohej ashpër nga Kurani, po kështu dhe nga bashkëshorti mulla Halili, por ja që Gjylo i kapërceu këto pengesa. Dhe pyetja: Përse, me këtë punë kundër Kuranit nuk merrej mulla Halili, por atë ia kishte lënë bashkëshortes, Gjylos? Sepse mulla Halili ndjehej i pazoti (i zoti të shiste vetëm letra cigaresh dhe shërbesa fetare), kurse Gjylo ishte e zonja për huadhënie flori me kamatë, në punë me shkallë të lartë vështirësie e sfidash, po Gjylo ishte vërtet e zonja!

Për një grua, “zanati” i huadhënies, aq më tepër huadhënie në monedhë floriri, i çmuar dhe i kërkuar, ishte me vështirësi specifike e sfida: Të njihje mirë huamarrësin, me besim se ai kishte burime pasurore për kthimin e huas bashkë me kamatën; të viheshe në lidhje me hipoteka, noterë e të tjera nuhatje të domosdoshme. Edhe për të bërë verifikime pasurore dhe plotësuar dokumente juridike dhe zonja Gjylo Hoxha ia dilte të fitonte monedha të arta, të fitonte dhe me ata që nuk respektonin kontratën, siç është dhe rasti i shpalljes së ankandit me gjirokastritin Hazbi Omari.