E tmerrshme: Historia nga Shqipëria, I pashë makinën të parkuar, kur u afrova


“Mirëmbrëma lexues e ju stafi. Po shkruaj më shumë të shfryhem sepse jeta ime mori fund. Jam një 22-vjeçare nga Kopliku dhe studioj në Shkodër. Kam 5 vite e lidhur me një djalë. Unë e dua shumë dhe mendoja se edhe ai më donte, sepse kështu thoshte. Ai më ka tradhëtuar. Kisha disa muaj që dyshoja dhe s’po e kapja dot. Derisa ndodhi ajo që dyshoja.

Një të shtune më thotë do ha drekë me shokët. Ok i thashë. Ika me një të njohur dhe i kapa në Shirokë. Kishin parkuar para lokalit dhe po zbrisnin. Pashë të dashurin me një vajzë, që pa pikë turpi do hanim drekë bashkë në Shirokë. Ai mbeti, po ashtu edhe ajo. Unë nisa duke qarë. Nuk arrita me i thënë asgjë. Ika. Ai nuk më edhi hiq prapa. Pasdite, mesa duket kur kishte kryer punë me të më bën telefon.

U takuam, i bërtita e më tha që e ka vetëm shoqe. Por më tha që mua nuk më ndjen më, por nuk po dinte si t’ma thoshte. Jam shumë keq. Unë e dua akoma. Do isha gati dhe ta falja, por ai nuk do të kthehet. Pse më ndodhi mua kjo pse?”, shkruan ajo.