Dritan Abazovic i dërgon letër Albin Kurtit, i paraqet kërkesën e madhe

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic, i ka dërguar një letër urimi kryeministrit Albin Kurtit, pasi ky i fundit ka marrë detyrën, shkruan Gazeta Metro. Letrën e Abazovic e ka publikuar Zyra e Kryeministrit.

Në urim, Abazoviqi ka thënë se e ka besimin e plotë që përvoja personale dhe politike e Kurtit do të kontribuojë në zhvillimin dhe prosperitin e mëtejshëm të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj.

Ai ka theksuar edhe rëndësinë e bashkëpunimit në mes dy vendeve, që do të sjellë përfitime për qytetarët e Malit të Zi dhe të Kosovës. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU