Diplomati amerikan: “Vuçiç po ndërton Serbinë e Madhe!”

Profesori i Universitetit Johns Hopkins në Uashington, dhe njohës i mirë i rrethanave politike në Ballkan, Daniel Server, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke kryer fushatë në Malin e Zi, BeH dhe në Kosovë po përpiqet që të ndërtojë një Serbi të Madhe.

Duke iu përgjigjur pyetjes “nëse rezultati i zgjedhjeve në Nikshiq do të inkurajojë presidentin e Serbisë që të vazhdojë të përfshihet në ngjarjet në Malin e Zi, Server ka thënë për “Zërin e Amerikës” se Vuçiq beson se ai po kryen një fushatë shumë të suksesshme në Malin e Zi, si edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Kosovë.

“Vuçiç po përpiqet të ndërtojë një Serbi të Madhe, të cilën e dëshironin Milloseviqi dhe Dobrica Qosiqi. Ky është një program serb, i modernizuar për Ballkanin e sotëm”, ka thënë Server. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU