Del edhe me burrin dhe me dashnorin, ja përse i ka habitur të gjithë Aurela Gaçe

Gjithmonë në qendër të vëmendjes… e kush tjetër përveç Aurela Gaçes? Këngëtarja e dashur për publikun është kujdesur gjithmonë për të ruajtur detaje nga jeta private, e për të mos i ndarë ato me të gjithë… por duket se kësaj here është “tradhtuar” nga të dashurit e saj. Këngëtari Dashnor Diko, koleg me Aurelën dhe miq prej vitesh bashkë, ka ndarë disa momente në rrjetet sociale nga një drekë e përbashkët e këngëtares në një restorant në Tiranë, por jo vetëm.

Krah Aurelës shohim të shoqin e saj, Skerdin, i cili gjithë është “mbajtur” në hije nga këngëtarja. Këngëtarja nuk i ka kursyer batutat në të shkuarën ku sa herë që është shfaqur me Dashnor Dikon, ka thënë me humor se “…Për atë dashnorin që më pyet mua ky… Ai është i imi, është i yti, është i të gjithë neve. Dashnorin e kam lënë në shtëpinë e tij. Ai është Dashnor Diko.’,-shprehej më parë Aurela në “Xing me Ermalin”.