Deklarata e Daçiqit për va rret masive, nga Vetëvendosje shpërndahet një video të Kurtit nga viti 2012

Edhe pse nuk dihet se kush i kërkoi Kurtit ndonjë reagim, ish-këshilltari i tij, Jeton Zulfaj, ka thënë se shefi i tij ka reaguar në vitin 2012 kundër Ivica Daciqit. Të premten u shpërnda një deklaratë, ku ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daciq, kritikonte serbët që, sipas tij, po i tregojnë va r et masive të shqiptarëve në Serbi.

Për këtë, nga Kosova u kërkua reagim i ndërkombëtarëve. Ndonëse thirrjet për reagime i shkonin shteteve të Quintit, Zulfaj u ka kthyer një përgjigje atyre që, sipas tij, po thonë se “Albin Kurti nuk po reagon”. Ish-këshilltari i Kurtit ka shkruar “Kur po thone do pse nuk po reagon @albinkurti kunder deklarates se Ivica Dacic. Nderkohe Albini ne 2012”,duke e bashkëngjitur një video nga një protestë e LVV’së.

Në video Kurti dëgjohet duke thënë se po preteston kundër takimit të kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thacit dhe Daciqit, që atëkohë ishte shef i qeverisë serbe. “Ne sot po protestojmë kundër takimit midis kryeministrit aktual Thacit dhe kryeministrit të Serbisë, Daciq. Ivica Daciq ka qenë 8 vjet zëdhënës i Millosheviqit. Ka qenë zëdhënës i partisë së Millosheviqit para l uft ës, gjatë luftës dhe pas l uf tës. Ivica Daciqi dhe pushteti në Beograd nuk e kanë ndryshuar as qëndrimin dhe as qëllimin antishqiptar” , ka thënë Kurti.