Daut Haradinaj publikon fotografi me Kurtin


Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pranuar urim për shërim nga koronavirusi edhe nga deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, krahas fotografisë me Kurtin, Daut Haradinaj ka shkruar “Shërim të shpejtë Albin!”. Ndryshe, Kurti ka pranuar urime për shërim edhe nga Behgjet Pacolli dhe shumë qytetarë. Ish-kryeministri Kurti ka njoftuar se pas disa simptomave ka rezultuar sot pozitiv me COVID-19, teksa ka njoftuar se ndodhet në vetizolim për dy javë. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive