Daçiqi ende i nervozizuar me letrën e Bidenit: Nëse dikush dëshiron të na sjellë “jJjo-letër”, mos të humbasë kohë


Nëse dikush dëshiron të sjellë “jo-letër” me kushtet që lidhen me Kosovën, le të mos humbasë kohë, sepse Serbia nuk do të pajtohet me ndonjë shantazh”, tha dje kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, raporton Tanjug, transmeton Gazeta Express.Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Me rastin e vizitës së paraIajmëruar në Prishtinë dhe Beograd të të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, Daçiq i tha TV Pink se pret presion të rëndë në lidhje me arritjen e një zgjidhjeje me Kosovën, por theksoi se, “megjithatë, situata në terren është e ndryshme tani” dhe se “Serbia nuk është më në një situatë vetëm të dëgjojë dhe të shohë se si reagojnë zotërit”.

“Presioni do të rritet, por gjithçka varet nga udhëheqja politike që është në Beograd dhe ne nuk do të biem dakord për shantazh. Nëse dikush planifikon të sjellë jo-letër në Serbi, le të mos humbasin kohë”, tha Daçiq.
Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Ai vuri në dukje qëndrimin e përsëritur të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se Serbia dëshiron një kompromis dhe një marrëveshje, por që nuk pranon ndonjë të tillë që do të nënkuptonte njohjen e Kosovës.

“Ne gjithmonë kemi qenë në favor të dialogut, kurrë nuk kemi qenë në favor të nënshkrimit të diçkaje pa iu përmbajtur më vonë asaj që bëri Prishtina. Do të ketë presion të madh, por nëse dikush dëshiron një marrëdhënie korrekte, ne jemi këtu”, tha Daçiq.
Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive