Cilat Janë 3 Ditët E Agjërimit Të Muhammedit (Alejhi Selam) Në Çdo Muaj?

Agjërimi tre ditë për çdo muaj.U përmend më lart çfarë ka lidhje me këtë hadithi i Abdullah bin Amrit -radiallahu anhuma- ku thuhet:“Agjëro nga muaji tre ditë sepse e vepra e mirë është sa dhjetë të tilla, ky është si agjërimi i gjithë kohës …”.Transmetohet nga Ebu Dherri -radiallahu anhu- se ka thënë: Ka thënë profeti -salallahu alejhi ue selem- :“Nëse agjëron nga muaji tri ditë atëherë agjëro ditën e trembëdhjetë, të katërmbëdhjetë dhe të pesëmbëdhjetë” .Në një transmetim tjetër ka ardhur: “Dhe shpalli Allahu vërtetimin e kësaj në librin e tij: (Kush bën një të mirë ai ka (shpërblimin) sa dhjetë të tilla), një ditë sa dhjetë ditë”.

Ka thënë Ibën Khuzejme -Allahu e mëshiroftë- në Sahihun e tij: (Kapitulli: Pëlqimi i agjërimit të këtyre tre ditëve të bardha të çdo muaji) pastaj ka përmendur dy hadithe, prej tyre hadithin e Ebu Dherrit -radiallahu anhu- .Në një vend tjetër ka thënë: (Kapitulli: Lejimi i agjërimit të këtyre tre ditëve të çdo muaji në fillim të muajit, agjëron ato nga frika se nuk e kap agjërimin e ditëve të bardha).Pastaj ka transmetuar me zinxhir deri tek profeti -alejhi selam- “se ai agjëronte tre ditë në krye të çdo muaji, nga agjërimi i tij ishte edhe ditë xhumaje” .

Ka thënë Ibën Khuzejme -Allahu e mëshiroftë- në Sahihun e tij:(Kapitulli: Përmendja e argumentit se agjërimi i tre ditëve për çdo muaj është në vend të agjërimit të muajit, agjërimi i tre ditëve ka qenë në fillim të muajit, ose nga mesi ose nga fundi).Pastaj ka transmetuar hadithin e Muadhe El-Adeuije me tekst: “Se ajo ka pyetur Aishen gruan e profetit -salallahu alejhi ue selem- :A agjëronte profeti -alejhi selam- për çdo muaj tre ditëAjo tha: Po. I thashë:Nga cilat ditë të muajit agjëronte?Ajo tha: Nuk i vinte rëndësi se në çdo ditë të muajit agjëronte”.

Transmetohet nga Abdulmelik bin Kudame bin Melhan nga i ati i tij -radiallahu anhu- se ka thënë:“Profeti -alejhi selam- na urdhëronte për agjërimin e ditëve të bardha, ditën e trembëdhjetë, katërmbëdhjetë dhe të pesëmbëdhjetë dhe ka thënë: Ai është si (agjërimi) i gjithë kohës” .Në një transmetim tjetër ka ardhur: “Ato janë si agjërimi i gjithë muajit”Vijon…“Enciklopedia e thjeshtuar e fikhut”Autor: Husejn el Auajsheh.Përktheu Teuta Xeka