Çfarë po paralajmëron ai? Vuçiç: “Për 24 orët e ardhshme Serbia nuk do të jetë më e njëjta!”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se pas takimit me kryetaren e Komisionit Evropian sot, ai do të jetë në gjendje t’i japë disa lajme të rëndësishme për Serbinë.

“Është një nga projektet më të mëdha të infrastrukturës ndonjëherë për Serbinë. Na duhen 24 orë për t’ju treguar nëse kemi pasur sukses apo jo”, tha Vuçiq mbrëmë nga Brukseli.

Ai nuk dëshironte të tregonte më shumë detaje rreth këtij investimi, por ai tha se do të ishte i lumtur të ishte në gjendje të thoshte se ai mori pjesë në diçka kaq të mirë për Serbinë. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU