Biseda e Abazoviçit me një shoqe për atë punë, për punë lezeti


“Mediumet serbe prezantojnë prezantojnë një bashkëbisedim të Dritan Abazoviçit me një mikeshë!

“Media në Sebi jep mesazhin se populli malazez nuk duhet me i besu Abazoviçit dhe nuk duhet me i thënë përparësi në shumë punë me përgjegjësi të veçanta në shtet!
Dritan Abazoviç përsëri është kryefjala e lezetit, kryefjala e muhabetit me bukuroshe të asaj dore, kuptoni, të asaj dore; ai është në atë funksion të kryej punë të rëndësishme për qytetarët, nuk është në atë detyrë me u marrë me punë lezet-hone.

Këtu kemi një perzantim të një materiali filmik, ku Abazovic po bashkëbisedon me një shoqe për punë lezeti; ai ka një kërkesë, ai dëshiron që të takohet me shoqen në fjalë, pse jo edhe për punë lezeti!
Shoqja e lezetit i thotë se mund të takohemi dhe të bashkëbisedojmë si miq e si shokë dhe se raportet e tyre janë shumë miqësore, jo më shumë se kaq dhe jo për punë ngrohtësie dhe lezeti!
– Ne mund të shohim njëri-tjetrin vetëm në një mënyrë miqësore, kam dëgjuar që ju jeni i dhënë shumë pas lezetit – tha vajza, të cilës Dritani u përgjigj:

Ju prezantojmë videon:

Dritan Abazoviç, është një nga tre kryetarët e partive opozitare malazeze, që bashkuan votat për të rrëzuar pas 30 vitesh në pushtet partinë e Milo Gjukanoviç, Partinë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi (PDS).

Abazoviç, 34 vjeç, i cili vjen nga familje shqiptare, drejton partinë URA (United Reform Action; Aksioni i Përbashkuar për Reforma), kjo në zgjedhjet e 30 gushtit mori mbi 22 mijë vota (5.5%) duke fituar katër mandate deputetësh, vendimtare këto për formimin e qeverisë së re.

Ai mbështeti koalicionin e nacionalistëve serbë quajtur “Crno na bijelo” (E bardha në të Zezë) me drejtues kryesorë Zdravko Krivokapiç dhe Aleksa Beçiç nga partitë “Për të ardhmen e Malit të Zi” (27 deputetë), dhe “Paqja është kombi ynë” (10 deputetë).

Së bashku ata kanë mundur të bëjnë 41 deputetë, mjaftueshëm sa për të formuar qeverinë, e cila është zotuar të ketë si fokus kryesor integrimin në BE dhe rishikimin e të gjitha ligjeve që nxisin diskriminimin, përfshirë këtu edhe ligjin për liritë fetare, ligj ky që nxiti mjaft protesta nga komuniteti serb në Malin e Zi.

Vetë Abazoviç ka ftuar në qeveri edhe partitë e minoriteteve boshnjake (tre deputetë) dhe shqiptare (dy deputetë), të cilat mundën të marrin pesë mandate.

Por kush është Dritan Abazoviç? Ai u lind më 14 dhjetor 1985 në Ulqin. Vjen nga familja shqiptare Abazi, prej së cilës ka marrë gjuhën dhe kulturën. Fillimisht u shkollua në Ulqin, më pas kreu studimet për shkenca politike në Sarajevë, studime të cilat i përthelloi në Norvegji dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”