Bekim Jashari, i pakënaqur me punën e institucioneve për të pagjeturit


Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari u shpreh i pakënaqur me punën e institucioneve të Kosovës për zbardhjen e fatit të të pagjeturve. \Jashari pas takimit me përfaqësuesit e Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur si dhe familjarët e të pagjeturve shkroi se shprehu pakënaqësinë e tij për fatin e të pagjeturve. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Kryetari i Skenderajt thotë se ai është i gatshëm të jetë afë çdo fmailje që ka nevojë dhe do bashkëpunojnë si Komunë që të mbyllet kjo plagë.Ky është postimi i tij i plotë

Sot së bashku me zyrtarë komunal, pritem në takim përfaqësuesit e Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur si dhe familjarët e të pagjeturve, me të cilët biseduam rreth trajtimit që po u bëhet këtyre familjeve nga ana e institucioneve të Kosovës.

Gjatë këtij takimi shpreha edhe një herë pakënaqesinë që kam ndaj institucioneve qendrore të cilat nuk kanë bërë aq sa duhet për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.Si kryetar i komunës, tregova gatishmëri të plotë se do të jemi afër çdo familje që ka nevoj, e po ashtu ne si komunë jemi të hapur për bashkëpunim në mënyrë që sa me parë ta mbyllim këtë plagë të madhe të shoqerisë sonë.