Behgjet Pacolli: E kam mik Putinin


Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli mbrëmë ka folur për raportet e tij me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Ai tha se Putinin e njeh mirë dhe se kanë punuar së bashku. “Putinin e njoh jashtëzakonisht mirë, kemi punu bashkë me të. Ne jemi taku pas asaj kur ai bëhet president, se derisa sa s’ka qenë president ai ka qenë kryeministër dhe unë kam fol me të”. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Pacolli thotë se në politikë nuk është mik me Putinin, por jashtë saj mbetet mik me të. “Kur është bërë president, ne jemi takuar në Kazakistan dhe më ka thënë Behgjet, ti je në politikë, unë jam në politikë, ne mundemi me qenë partnerë, por nuk jemi miq në politikë. Kurse ana tjetër asgjë s’ka ndodhur, ne mbetemi miq”, ka deklaruar Pacolli.