Be teja e Vjollcave/ Kush fiton, Luana, apo Marina

Dy motrat e njohura të showbizit shqiptar, Luana dhe Marina Vjollca janë sërish në të njëjtën kohë në televizion. Dy emisionet transmetohen çdo të shtunë në orën 21:00 dhe kjo duket sikur është gara e motrave Vjollca në ekran. “Shiko kush Luan” i cili shfaqet në Top Channel u rikthye në ekran këtë të shtunë, ku moderatorja së bashku me dy kapitenët, Florjan Binaj dhe Rezart Veleshnja, pritën në studio shumë të ftuar. Ndërkohë nga ana tjetër, “Klanifornia” e cila ka nisur sezonin e ri prej disa javësh, tërheq publikun me humorin dhe spektaklin e saj. Por cili emisioni u ndjek më shumë? Cila nga motrat fitoi garën?
Luana Vjollca është ajo që ka triumfuar këtë të shtunë me emisionin e saj “Shiko Kush Luan”.

Në kanalin e “Youtube” puntata e parë ka marrë mbi 590 mijë klikime, ndërsa ajo e “Klanifornisë” mbi 67 mijë klikime