Baton Haxhiu bën parashikimin befasues, tregon sa mandate i merr Rama në zgjedhjet e prillit


Opinionisti Baton Haxhiu, ka komentuar zgjedhjet e ardhshme dhe ka paraqitur një sondazh. Haxhiu ka shprehur bindjen se PS mund të marrë pa problem 73 mandate, por mund të shkojë deri në 76, duke mos patur nevojë për koalicion me ndonjë parti tjetër, për të siguruar mandatin e tretë.

“Nuk besoj se do të ketë problem që PS të sigurojë 70+ mandate. Mendoj se PS mund të humbë një deputet në Durrës dhe një në Gjirokastër, por mund të fitojë një ose dy të tjerë në Tiranë, për të kompensuar.