Amerika për shqiptarët


Dy herë gjatë shekullit njëzet, Shtetet e Bashkuara u vunë në krye të mbrojtjes së lu.ftës së shqiptarëve për liri. Në fillim të këtij shekulli mbrojtën me vendosmëri pavarësinë e Shqipërisë. Në fund të mijëvjeçarit i prinë betejës për shpëtimin e shqiptarëve të Kosovës. Më 2008, udhëhoqën jetësimin e pavarësisë së Kosovës. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Pavarësisht ndryshimeve politike në Shtetet e Bashkuara, Shtëpia e Bardhë ishte dhe mbetet adresa më e preferuar për liderët shqiptarë. Edhe atëherë kur negociatat zhvillohen e prihen nga Bashkimi Evropian në Bruksel. Shqiptarët e kërkojnë Washingtonin si garantues të marrëveshjeve. Prania amerikane manifestohet gjithandej me shtatore e buste, por edhe me emërtime rrugësh e sheshesh. Mirënjohje për rolin historik. Kur Shqipëria po rrezikonte të copëtohej pas Luftës së Parë Botërore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kthyen sytë nga çështja shqiptare. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Premtimin se do ta ndihmonte Shqipërinë, presidenti Woodrow Wilsoni do ta vinte në jetë disa vjet më vonë kur shteti i sapokrijuar rrezikonte të copëtohej mes Greqisë dhe Italisë. Kur fati i shqiptarëve dukej aq i pasigurt, presidenti Wilson do të deklaronte bujshëm më 1919: “Shqipëria duhet të jetë e pavarur” Për rolin e tij qenësor në Konferencën e Versajës, kryeministri i atëhershëm shqiptar, Fan Noli, do të merrte vendim më 1924 që Shëngjinin ta quante “Qyteti Wilson”. Këtë emër e mbajti deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore. Dhjetëra e mijëra shqiptarë sot kalojnë verës pranë bustit të presidentit Wilson në qytezën bregdetare.

Një nyjë e re bashkimi do të lindte papritur kur në prill të vitit 1937, Mbreti Zog u martua me konteshën hungarezo-amerikane, Geraldine Apponyi. Mbretëresha e re e Shqipërisë ishte e bija e një familjeje amerikane nga Virgjinia. Por marrja e pushtetit nga Partia Komuniste i përmbysi këto raporte. Më 15 nëntor 1946, amerikanët tërhoqën misionin e tyre diplomatik dhe u deshën pesë dekada që përfaqësimi zyrtar të rikthehej në Shqipëri. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Por interesimi i diplomacisë amerikane për çështjen shqiptare në Ballkan nuk u shua asnjëherë. Kjo kulmoi me përkrahjen e fuqishme amerikane për çlirimin e Kosovës në fund të shekullit të kaluar. Ishte dhjetori viti 1992, kur presidenti George H. W. Bush në “paralajmërimin e Kërshëndellave” ia tërhoqi vërejtjen homologut të tij jugosllav, Slobodan Milosheviq.

“I bëj thirrje lidershipit serb që t’i respektojnë të drejtat e njeriut në mënyrë të plotë, që të përmbahen nga represioni i mëtejshëm në Kosovë, si dhe të angazhohen në një dialog serioz me përfaqësuesit e Kosovës, me qëllim të përcaktimit të një statusi politik të Kosovës”, kishte thënë George H.W. Bush. Qasjen e presidentit republikan e ndoqi edhe pasardhësi i tij demokrat, Bill Clinton, në dy mandatet e tij. Nën lidershipin e tij, SHBA-ja qe prijëse në fushatën e bom.bardimeve që nxorën jashtë Kosovës ushtrinë e poIicinë serbe. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Në adresimin para popullit amerikan, më 24 mars 1999, presidenti Clinton do të shpjegonte arsyet pse Kosova kishte rëndësi për Amerikën. “Ne po veprojmë që të parandalojmë një lu.ftë të gjerë, të largojmë një fuçi baroti në zemër të Evropës, që ka shpërthyer dy herë me radhë këtë shekull me pasoja katastrofike”, kishte deklaruar Clintoni. Pas lu.ftës ai vizitoi Kosovën për të përçuar një porosi të re për popullin e saj. “Ne e fituam lu.ftën, ju duhet ta fitoni paqen”.

88 vjet pas deklaratës së Wilsonit, i cili frenoi copëtimin e Shqipërisë, historia presidenciale amerikane do të reprizohej kur George W. Bushi gjatë vizitës në Shqipëri do të paralajmëronte ndryshimin e hartës së botës. “Kosova do të jetë e pavarur në një mënyrë a tjetër”, kishte deklaruar Bushi. Kosova, që nga çlirimi i saj e feston 4 korrikun – Ditën e Pavarësisë së SHBA-së. Përtej marrëdhënieve politike të sprovuara në luftë e paqe, lidhja e shqiptarëve me “tokën e lirisë” është kapitulli i veçantë i historisë në të cilin ata spikasin si një ndër popujt me ndjenjat më “proamerikane” në botë. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive