Ali Ahmeti paraIajmron AIbin Kurtin: “Ja si duhet të punojë me Kosovën”


Maqedonia e Veriut është duke pritur konstituimin e institucioneve në Kosovë për të vendosur për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti thotë se kjo mbledhje duhet të shfrytëzohet që të jetë në dobi të dy vendeve. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Ahmeti në një intervistë për KosovaPress përshëndet procesin e rregullt të zgjedhjeve në Kosovë, të cilën e quan vlerë të çmueshme demokratike. Derisa edhe uron kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për fitoren e 14 shkurtit. Ndërkohë thotë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të ketë një epilog përfundimtar, e jo të zvarr1tet. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

“Uroj që zotëri Kurti në radhë të parë të ketë shëndet dhe tani me përballje që e presin sepse vjen në rrethana dhe situatë tepër të vështirë. Vjen në një moment që shumë çështje kërkojnë zgjidhje, duke filluar që nga sundimi i ligjit dhe deri tek zgjedhja e problemit përfundimtar mes palës së Kosovës dhe Serbisë. Kështu që po t’i prij shëndeti, nuk do t’i mungoj në instalimin e vlerave për të cilat ka fituar dhe është votuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës”, thotë ai.