“Albin Kurti kishte të drejtë”, publikohet video e paparë: Kjo nuk është asgjë, ky është veç fillimi – ja çfarë thoshte për UÇK-në

Bëhet fjalë për një video e realizuar vite më parë, e që nuk është parë në të kaluarën. Në këtë video shihet ish-kryeministri Albin Kurti, teksa flet para Policisë së Kosovës.

Pamjet janë bërë pas mesnate, në një protestë e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, siç dëgjohet këtu ish-kryeministri duke thënë se është ora 2 e natës. Ai paralajmëron se ky është vetëm fillimi për Kosovën, ndërsa video ilustrohet me shkrimin se, “Albin Kurti kishte të drejt”. “Ushtria e Serbisë ka qenë ushtri e robotëve. Ushtria Çlirimtare ka qenë ushtri e njerëzve.

Bëhuni ushtri e njerëzve, jo ushtri e robotëve. Në Hagë e keni Idriz Balajn të dënuar, ndërsa asnjë nga Serbia deri më tani nuk është dënuar. Merreni me mend, në Hagë ka shqiptar të dënuar e s’ka serb”, thotë mes të tjerave Albin Kurti. Në vazhdim, dëgjojeni këtë fjalim të Kurtit, të realizuar vite më parë, që përkon tani më kohën. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive