Albin Kurti jep premtimin e madh: “Me mua në pushtet, Kosova s’do të ketë fëmijë të uritur”


Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka premtuar se me ardhjen e tij në pushtet asnjë fëmijë nuk do të mbetet i uritur dhe nuk do të mbetet prapa. Premtimi i radhës i Kurtit është se familjet që kanë të ardhura të ulëta do të përfitojnë për çdo fëmijë, varësisht nga të ardhurat vjetore që familja ka. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Ai ka thënë se familjet do të marrin nga 50 euro për fëmijë nëse kanë të ardhura vjetore më pak se 7 mijë euro, nga 100 euro për fëmijë nëse kanë të ardhura vjetore më pak se 6 mijë euro dhe nga 150 euro për fëmijë nëse kanë të ardhura vjetore më pak se 5 mijë euro.