Aeroporti i Vlorës në “duart” e Behgjet Pacollit, Edi Rama: “E kishte një ëndërr”


Ka përfunduar dhe saga gati 3-vjeçare se kush do ta ndërtojë areoportin e Vlorës. Ndërtuesi do jetë një konsorcium zviceran, në të cilin ështe dhe Mabetex-i Behgjet Pacollit.

Më saktë bëhet fjalë për fjalë për bashkimin e kompanive të regjistruara në Zvicër, Mabco Construction (Mabetex Group) (50%) me aksioner Behgjet Pacollin; YDA – Group (48%) kompania që po ndërton spitalin e Fierit dhe 2A Group SH.PK (2%) kompani kosovare, ku vlera e investimit është 103.966.030 euro.

“Baza e këtij konsorciumi është një kompani që ka flamurin shqiptar, që e ka Behgjet Pacolli, më vjen shumë mirë që ai po e merr këtë , se gjithmonë më ka thënë si s’mua dha mundësia të lë gjurmën time në Shqipëri të bëj diçka në Shqipëri”, theksoi Rama. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive