A Është E Lejuar Të Besosh Në Fatin?

Pyetje:Shpesh herë dëgjojmë se filani ka fatin e mirë, e filani e ka fatin e keq. A është e lejuar të besosh në fatin apo jo?

Përgjigja:Njeriu duhet të besojë në vendimin e Allahut dhe përcaktimin e Tij, të tregohet i durueshëm gjatë fatkeqësisë dhe ta falënderojë Allahun për mirësitë.Gjithashtu duhet të besojë se Allahu e ka bërë ndarjen e rriskut mes njerëzve dhe bëri që ata të jenë të ndryeshëm në jetëgjatësinë e tyre dhe punët e tyre.

Këtë e ka bërë duke qenë ata akoma në barkun e nënës së tyre.Allahu i Lartësuar ka urtësi në atë që vendos dhe cakton, prandaj duhet që çdo musliman t’ia atribojë mirësinë dhe shtimin e pasurisë Allahut të Lartësuar. Është Ai i Cili ta ka dhuruar dhe të ka dhënë sukses në të. E çdo gjë tjetër që e go det përveç mirësisë, duhet t’ia atribojë caktimit të Allahut dhe e gjithë kjo është pjesë e teuhidit të Rububijes (njëhsimit të Allahut në krijim).Pra, muslimani duhet të largohet nga çdo gjë që mund të cënojë besimin dhe TEUHIDIN (njëhsimin) e tij.

Mirësia dhe fatkeqësia, dëmet apo dënimet që ndodhin, nuk duhen që tu atribohen fatit apo shenjave të ndryshme, kjo eshte diçka e ndaluar.Prej Allahut vjen suksesiKomisioni i përheshëm i studimeve akademike dhe fetvave: (26/328)Shejh AbdulAziz ibn Abdullah Ali Shejh, shejh Abdullah Gudejan, shejh Salih Feuzan, shejh Bekr Ebu Zejd.Përktheu Ylli Rama