39 vjeçarja rrëfen historinë me djalin që e çmendi: Më futi në shtrat, por ai ka një problem

E dashur DEIDRE,

Unë së fundmi kam pasur marrëdhënie se*suale me një djalë që ka qenë prezent në jetën time që nga fëmijëria. Por pengesa mes nesh është se ai është i martuar.

Unë sapo kam dalë nga një marrëdhënie dhe, si zakonisht, u afrova tek miku im për t’u ndier mirë. Ai është i martuar dhe ka dy djem, por unë e kam njohur atë që kur isha 12 vjeçe.

Ai tani është 41 vjeç, kurse unë jam 39 vjeç. Prindërit e tij dhe prindërit e mi u takuan në klubin e tyre shoqëror kështu që ne ishim gjithmonë së bashku duke luajtur kur dilnim jashtë.

Rreth moshës 14 vjeçare filluam të kishim ndjenja për njëri-tjetrin, kështu që putheshim dhe përqafoheshim. Deri në kohën kur ishim 16 vjeç, ishim duke eksploruar njëri-tjetrin se.ksualisht.

Shkova në kolegj dhe ai shkoi të bënte ushtrinë. Por ne mbanim kontakte dhe do të vazhdonim lidhjen thoshim kur ai të kthehej në shtëpi.